Dhe të mendosh që mësuesit na e ndalonin konsumin e tyre për shumë vite të shkollës.
Një ekip studiuesish amerikanë kanë arritur në përfundimin se çamçakëzi ju bën më të zgjuar!
Serge Onyper, profesori i psikologjisë, mori në analizë 224 nxënës të ndarë në tre grupe. Ai i vuri ata para një testimi me shkrim.
Grupi që kishte përtypur çamçakëz 5 minuta para se të kryhej testimi arriti rezultate më të mira se grupi që nuk kishte përtypur çamçakëz dhe se ata që kishin përtypur për një kohë të gjatë.
Si përfundim …Më të suksesshëm ishin ata që kishin përtypur çamçakëz për 5 minuta, duke treguar një rritje të kapacitetin intelektual.
Pse ndodh kjo?
Përgjigja nuk gjendet tek përbërja e çamçakëzit. Në fakt, përtypja prodhon një nxitoje të gjakut në kokë dhe tru, duke përmirësuar kapacitetin e këtij të fundit.