Pse historia nuk duhet mësuar nga filmat?

Kuriozitete

vvvvvv.JPG

 

Një nga temat më të përhapura në produksionet filmike botërore është ajo historike.

Shpesh herë një detaj shumë i vogël i një personazhi të rëndësishëm në histori e ul tërësisht vlerën e tij. Pavarësisht kësaj, profesionalizmi i aktorëve dhe “skuadrës” së realizimit të filmit mund ta bëjë atë një sukses të vërtetë apo ta “zhytë” në errësirë.

Joaqiun Phoenix, i cili portretizon perandorin romak Komodus, nuk ngjan fare me prototipin historik. Nga ana tjetër, filmi ka disa pasaktësi nga ana historike, p.sh: Komodus-i i vërtetë udhëhoqi Romën për 13 vite, kurse në film tregohet se ai mbretëroi për rreth 2 vite. Gjithashtu, perandori i vërtetë merrte gjithmonë pjesë në dyluftimet e gladiatorëve, por gjithmonë dilte i padëmtuar nga beteja.

Kleopatra fitoi lehtësisht zemrën e diktatorit romak Jul Cezari, si dhe pasardhësit të tij Mark Antoni, prandaj besohet se faraonesha e fundit e dinastisë së Ptolemeut ishte ekstremisht e bukur. Kështu që vetëm ikona të bukurisë si Vivien Leigh, Sophia Loren, Elizabeth Taylor dhe Monica Belluci kanë pasur shansin për të portretizuar Kleopatrën. Por në fakt Kleopatra e vërtetë ishte e vogël, e shkurtër dhe aspak tërheqëse. Mesazhi? Mos lejoni që fëmijët tuaj ta mësojnë historinë nga filmat!

Perandori i perandorisë së madhe perse ishte një nga personazhet kryesore të filmit “300”, por njëkohësisht ishte edhe personazhi më i paqartë. Disa historianë thonë se në të vërtetë Kserksi ishte mendjengushtë, i dobët, arrogant dhe mendjemadh. Ndërkohë të tjerë historianë thonë se ai konsiderohej drejtues i mençur dhe një luftëtar me eksperiencë. Duket se në film, regjisorët janë munduar të bashkojnë dy idetë në një…përveç veshjes, e cila mban mbi supe një pikëpyetje të madhe nëse duhet apo jo një veshje e tillë për një perandor aziatik.

Kritikët kanë vënë re një seri pasaktësish historike në këtë film. Plus kësaj, edhe paraqitja e Aleksandrit në film është shumë më ndryshe se ç’ka qenë në të vërtetë.