Pse duhet të fiken telefonat gjatë udhëtimeve ajrore?

Kuriozitete

plane

Në çdo udhëtim me avion, një kërkesë është gjithmonë e detyrueshme të fikni telefonin tuaj. Madje, vet personeli i avionit vjen vazhdimisht për të kontrolluar nëse telefoni juaj është në të vërtetë i fikur apo jo. Por pse ndodh kjo?

Studiuesit thonë se kur jeni në lartësi dhe e keni të hapur linjën e telefonit, ajo linjë do jetë në vazhdimësi duke kërkuar sinjal te kullat që dërgojnë sinjalin telefonik. Këto sinjale interferojnë më pas me sinjalet që u dërgohen pilotëve të avionit dhe ndonjë “crash” i mundshëm midis sinjaleve të ndryshme mund të ndodhë. Sigurisht kjo nuk do të thotë se telefonat e ndezur do të bëjnë që avioni të përplaset, por mund të ngatërrojnë gjërat në kabinën e pilotëve duke ua vështirësuar punën.

Megjithatë, mund të themi se me përmirësimin e teknologjisë, disa nga këto rregulla janë ndryshuar. Në disa linja të njohura ajrore tashmë mund të komunikohet me telefonata dhe video edhe gjatë fluturimeve.