Shkencëtarët thonë se kanë prova të reja të jashtëzakonshme për të mbështetur teorinë e Big Bang –ut për origjinën e Universit .
Hulumtuesit besojnë se kanë gjetur sinjalin e mbetur në qiell nga zgjerimi super i shpejtë i hapësirës që duhet të ketë ndodhur vetëm disa qindra të sekondës pas ardhjes në jetë të çdo gjëje. Ajo merr formën e një kthesë të veçantë në dritën më të vjetër që mund të shikohet me teleskopë. Kjo do të shqyrtohet me shumë kujdes, por tashmë po flitet për çmimin Nobel.
”Kjo është spektakolare”, tha Prof Marc Kamionkoëski, nga Universiteti Johns Hopkins. “Unë kam parë hulumtimin dhe argumentet janë mjaft bindëse, dhe shkencëtarët e përfshirë në këtë studim janë më të kujdesshmit”, tha ai. Qëllimi është të gjenden mbetjet e inflacionit – ideja se kozmosi ka pësuar rritje në milionin e milionit të milionit të sekondat.