Princesha braktis statusin mbretëror për dashurinë

Kuriozitete

 

makofoja

Princesha Mako e Japonisë ka vendosur të heqë dorë nga statusi i saj mbretëror për t’u martuar me një njeri të thjeshtë, me të cilin ra në dashuri për shkak të “buzëqeshjes së tij të ndritshme si dielli.”

Mbesa më e madhe e perandorit japonez Akihito, Princesha Mako, 25 vjeç, tha të martën se do të martohet me Kei Komuro, të cilin ajo e njohu kur ata ishin shokë shkolle në Universitetin Kristian Ndërkombëtar të Tokios.

Gratë në Japoni nuk lejohen të marrin fronin mbretëror, por Princesha Mako do të humbasë edhe statusin e saj mbretëror sapo të martohet me 25-vjeçarin Komuro, i cili është një njeri i zakonshëm.

Në një konferencë për shtyp, Princesha Mako tha: “Së pari më tërhoqi buzëqeshja e tij e ndritshme si dielli”. Me kalimin e kohës, princesha tha se mësoi që ai është ‘një njeri punëtor, i sinqertë, i fortë dhe me një zemër të madhe’.

83-vjeçari, gjyshi i Princeshës Mako, Perandori Akihito, ka shprehur dëshirën për t’u tërhequr nga froni dhe pritet ta bëjë këtë në fund të vitit 2018.