Preku gjithë botën me historinë e tij të bullizmit, 9-vjeçarit australian i realizohet ëndrra e tij më e madhe

Kuriozitete

“Nuk mundem më, të lutem më vrit ose do të vras veten. Dua që dikush të më vrasë, dua të kem një thikë dhe ta ngul në zemër, pasi s’mund të përballoj më të sharat e shokëve të klasës”-janë këto fjalët e 9-vjeçarit Quaden Bayles, viktimë e bullizmit për shkak të gjatësisë së tij, që përloti me mijëra prindër, por edhe njerëz të njohur anembanë në botë. Videoja e vogëlushit australian u publikua nga mamaja e tij Yarraka Bayles, e cila u lutej prindërve të tjerë që të kujdeseshin më shumë për edukimin e fëmijëve të tyre, duke treguar para syve të të gjithëve se çfarë pasojash mund të sjellë bullizmi.

Të shumtë ishin prindërit që u prekën nga historia e Quaden, si dhe ndanë eksperiencat e fëmijëve të tyre të bullizuar duke shprehur solidaritetin e tyre. Por videoja nuk është parë vetëm nga njerëzit e thjeshtë. Një skuadër e regbit në Australi e ka ftuar djaloshin që vuan nga sindroma e të shohë ndeshjen mes All-Stars dhe një skuadre tjetër australiane duke i ofruar atij një shëtitje në arenën madhështore të All-Stars.

Por jo vetëm kaq, skuadra gjithashtu ka mbledhur për vogëlushin një shumë prej 440.000 dollarë. Me siguri vogëlushi para këtij gjesti dhe mbështetjes së miliona njerzve e ka braktisur idenë e tij të fillimit ku sot duket më shumë se i lumtur dhe me shpresë për të jetuar.