Prej disa ditësh temperaturat kanë pësuar një rritje prej disa gradësh duke kapur vlerën maksimale 30. Dielli i ngrohtë na ka bërë të mendojmë se vera është kthyer sërisht, por rikthimi i reshjeve të cilat do të prekin të gjithë territorin e vendin do të na kujtojnë se jemi në vjeshtë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër rënie prej disa gradësh ! Vlera maksimale do të jetë 21 gradë ndërsja minimalja 11 gradë.
Sipas MeteoAlb, era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2- 3 ballë.