Sipas studimit të Universitetit të Brunelit në Londër, personat të cilët postojnë foto nga palestra ndërkohë që ushtrohen kanë probleme psikologjike dhe vetëvlerësim shumë të ulët. Në këtë studim morën pjesë 555 përdorues të rrjetit social Facebook. Sipas studiuesve personat që priren të postojnë foto për arritjet e tyre mund të kenë natyrë narcistike dhe gjithcka e bëjnë për fasadë.
Narcistët postojnë shpesh mbi arritjet e tyre dhe kjo gjë ndodh sepse kanë nevojë për aprovim dhe vëmendje. Doktoresha Tara Marshall thotë se “Këto postime marrin më shumë pëlqime por kjo nuk do të thotë se njerzit i pëlqejnë vërtëtë ato. Ata mundohen thjeshtë të jenë të sjellshëm por ju urrejnë në fshehtesi”