Policia gjobit Reus-in: Nuk kam patur kurrë patentë

Kuriozitete

marco-reus
Marco Reus rikthehet në kronikat sportive, por kësaj rradhe për diçka që nuk lidhet me futbollin. Futbollisti i Borussia Dortmund është ndalur nga policia rrugore teksa ishte në drejtimin e një Aston Martin.

“Nuk e kam patentën, nuk e kam patur kurrë”, i ka thënë Reus policëve.

I kontaktuar nga “Bild”, Reus ka treguar pendesë: “Do ta paguajë gjobën menjëherë. E kam marrë mësimin, nuk do të ndodhë më. Në moshën 18-vjeçare në një kurs patente, por nuk e kam marrë provimin në fund”, është shprehur gjermani.

Gjykata në Gjermani ka vendosur ta dënojë futbollistin me një gjobë prej 540 mijë eurosh.