Po vjen sezoni i Ujorit për 2020!

Kuriozitete

Deri tani kemi qenë në sezonin e Bricjapit dhe ka qenë një periudhë e gjatë. Për fat të mirë, sezoni i Ujorit po troket dhe vjen si një pilulë energjie në jetën tuaj. Sezoni i Ujorit i cili zgjat nga 21 janari i vitit 2020 deri më 20 shkurt 2020, është vetëm një nga 12 stinët astrologjike që ndodhin çdo vit. Gjatë sezonit të Ujorit, do të keni fatin të argëtoheni, relaksoheni dhe pushoni. Por kjo nuk është e vetmja gjë që do të prisni nga shenja juaj e zodiakut. Ja çfarë do të ndodhë tjetër gjatë sezonit të Ujorit…

Çdo të thotë sezoni i Ujorit për shenjën tuaj?

Sezoni i Ujorit do të bëjë që të dëshironi të ndriçoheni. Gjatë sezonit të Bricjapit keni bër një punë të vështirë, por tashmë mund të ngrini gotat dhe të shijoni frytet e asaj pune.

Ju gjithashtu do të ndiheni të tunduar të bëni gjithçka që dëshironi, që nga vallëzimi në rrugë duke dëgjuar kufje deri tek akullorja në mëngjes. Është sezoni i Ujorit, kështu që është ‘cool’.

Oh, edhe diçka! Mund të filloni të dëgjoni ankesa nga njerëzit se nuk u keni kushtuar shumë vëmendje kohët e fundit. “Sezoni i Ujorit ju bën të mos keni shumë obligime, nëse ju vetë nuk doni”, thotë Page. Mos bëni plane për shkëputje dhe pushime për disa ditë–mund të ndryshoni plotësisht mendjen në minutën e fundit.

Ah, nëse jeni Ujor provoni ta bëni vetë tortën e ditëlindjes.

Ndërsa jeni të zënë duke shmangur bërjen e planeve, do të keni një mendim të fortë se kush janë miqtë tuaj në të vërtetë. A e ndjeni veten pjesë të grupit me të cilin qëndroni? Do të keni një emergjencë serioze me veten për të gjetur një grup ku mund të pranoheni për të qenë thjesht ju–jo ai që të tjerët dëshirojnë të jeni. Sezoni i Ujorit do të ndikojë në çdo shenjë zodiakale, por shenjat e Ujorit dhe Luanit do ta ndiejnë më shumë.

Si do të ndikojë sezoni i Ujorit në pjesën tjetër të vitit?

Do t’ju duket sikur do ta kaloni këtë sezon duke mos bërë asgjë, por nuk është ashtu. Përdoreni këtë periudhë për t’u rikarikuar pas kaosit të festave dhe do të keni një shëndet mendor pozitiv, solid dhe të qetë.