Thinjat dalin kur trupi juaj ndalon së prodhuari qelizat përkatëse të pigmentit, ose melaninën. Në këtë mënyrë, flokët tuaj shndërrohen në gri ose të bardhë. Edhe pse kjo është diçka shumë shqetësuese kur iu ndodh në një moshë të re, duhet të dini se ka edhe të tjerë përgjegjës për shkaktimin e thinjave. Një tjetër shkak mbeten padyshim genet. Nëse familjarët tuaj janë thinjur në moshë të re, atëherë edhe ju jeni të priru ndaj të njejtës gjë. Gjithashtu, stresi ndikon tejmase në thinjen e parakohshme.