Plazhi sapo ka filluar: Zhdukni strijat me këtë recetë!

Kuriozitete

strija

Meqë sezoni i plazhit sapo ka filluar për një pjesë të njerëzve, duhet të marrim disa masa për të rregulluar ato detaje të cilat deri më tani i kishim lënë pas dore. Konkretisht, po flasim për strijat. Mund t’i hiqni ato fare thjeshtë, në kushte shtëpie, duke ndjekur këtë recetë.

strija2

Merrni dy lugë gjelle kafe të bluar dhe dy lugë gjelle xhel aloe vera. Përziejini këto dy përbërës bashkë, derisa të përfitoni një masë homogjene. Aplikojeni atë tek strijat dhe masazhojeni me lëvizje rrethore për disa minuta. Vazhdoni ta mbani masë në trup për edhe 20 minuta të tjera dhe më pas shpëlajeni atë me ujë. Duke e përsëritur këtë gjë çdo tre ditë, strijat do të zhduken në një periudhë shumë të shkurtër kohore. Kini kujdes gjatë masazhimit, mos ushtroni shumë presion pasi kafja ka veti gërryese.