E vetmja mënyrë për të arritur në “Playa del Amor” është të kalosh përmes një tuneli gjashtë metra të gjatë që ndodhet në oqean.
“Playa del Amor” është krijuar nga shpërthimi i një bombe dhe ndodhet në arkipelagun e Ishujve Marieta, disa kilometra larg brigjeve të Nayarit në Meksikë.
Këta ishuj janë formuar mijëra vjet më parë si rezultat i një shpërthimi vullkanik. Në vitet e para të shekullit xx, këta ishuj janë përdorur nga qeveria meksikane për qëllime ushtarake. Dhe ka qenë ky momenti kur një bombë ka krijuar plazhin mahnitës.