Plane për nesër? Temperaturat dhe situata e motit për ditët në vazhdim

Kuriozitete

3265sto

Sipas meteorologeve, diten e shtune orët e para të ditës paraqiten me kthjellime e vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të vendin duke sjellë shira të dobët kryesisht në Veri. Duke iu afruar mesditës moti kthjellohet gradualisht duke bërë pasditja të dominohet nga kthjellimet në territor, përjashtuar ekstremet Veriore – Verilindore ku ende do ketë vranësira kalimtare.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në bregdet dhe zonat e ulëta por një rënie me 3 – 4°C sjell mëngjesi e mesdita në zonat malore.
Neser, te dielën, situate do të paraqitet më e mirë, thuajse pa vranësira në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat do të pësojnë një rënie të vogël me 1-2 gradë. Gjendja do të vijojë njësoj deri në mesjavën e ardhshme.