Philophobia, frika e madhe e të rënit në dashuri…

Kuriozitete

filofobi
Dashuria është një ndër ndjenjat më sublime që njerëzit përjetojnë gjatë jetës së tyre. Shumë njerëz e shprehin me plot bindje se dashuria është një ndër shtysat më të mëdha që kanë në jetë për t’ia dalë mbanë dhe për të bërë gjithmonë gjëra të bukura, për veten dhe njerëzit që i rrethojnë. Por ka disa njerëz që kanë frikë nga dashuria dhe të ndjerit dashuri. Filofobia është frika e thellë e të rënit në dashuri. Edhe pse të dashurosh dhe të dashurohesh në kthim është pjesë e natyrës njerëzore disa njerëz përballë kësaj ndjenje ndihen në vështirësi të madhe dhe mund t’i kthehet në një makth të vërtetë.Ata që vuajnë nga Filofobia besojnë se dashuria është një kërcënim dhe një rrezik për veten. Kjo frikë shkakton një sërë mendimesh negative që veprojnë si mburojë nga dashuria.

SHENVALENTINI

Është një fobi e cila mund të shkaktojë sulme paniku, ankthi, takikardi, djersitje.Kjo mund të ketë lidhje edhe me kontekstin e familjes, mënyrën si jemi rritur dhe mund të shkaktohet edhe nga fëmijëria. Zakonisht ndodh tek persona që kanë pasur shumë zbrazëti në fëmijërinë e tyre ose kanë qenë dëshmitarë të grindjeve dhe tradhëtimeve të vazhdueshme familjare ose prindërit e tyre janë të ndarë gjë qe krijon një vështirësi që ata të bien në dashuri. Shpesh herë këta njerëz zgjedhin dashuri të pamundura, përqëndrohen më shumë tek anët negative të partnerit sesa tek ato pozitive, gjë që e komplikon akoma dhe më shumë marrëdhënien në çift. Gjithashtu këta individë mund të shfaqin dhe shenja xhelozie mjaft të tepruar për të kapërcyer ndjenjat e vërteta apo përballjen me vetëveten.