Shpesh herë ëndrrat janë sinjale të dërguara nga subkoshienca jonë për problemet që mund të kemi por nuk duam t’i pranojmë.
Frojdi ka qenë një ndër shkencëtarët i cili ka studiuar ëndrrat dhe sipas kërkimeve të bëra arriti në përfundimin se ëndrrat janë sinjale të dërguara nga subkoshienca jonë dhe çdo frikë apo situatë që ne jemi munduar t’a fshehim do të dali në sipërfaqe.
1.Të ndiqesh nga dikush.
Kjo është një nga ëndrrat më të shpeshta që shpesh herë shumë njerëz e përjetojnë si makth. Kjo ëndërr është mjaft e shpeshtë tek personat të cilët vuajnë nga ankthi dhe depresioni. Nëse ju ndjek një njeri atëherë ju po mundoheni t’ia mbathni nga një situatë personale.
2.Të qenurit në kurth.
Një ëndërr e tillë tregon se dhe në jetën reale ju jeni në një situatë nga e cila nuk po mundeni dot të largoheni.
3.Të humbasësh.
Kjo lloj ëndrre tregon se ju keni humbur rrugën tuaj dhe subkoshienca po ju lajmëron se jeni në drejtimin e gabuar.
4.Fluturimi.
Kjo ëndërr tregon se duhet të jeni të guximshëm për të marrë vendime për jetën tuaj dhe se për momentin jeni shumë të ngarkuar me problemet e jetës së përditshme dhe po mundoheni t’i shmangni.
5-Të rrëzohesh.
Një nga kuptimet është humbja e kontrollit në jetën tuaj. Nëse dikush ju ka shtyrë kjo tregon se ju po i ushtroni shumë presion vetes në jetën e perditshme. Nëse e njihni personin që ju shtyn atëherë ai është shkaku i stresit tuaj.