Ndërsa vodka zakonisht lidhet me Rusinë dhe vendet e tjera të Europës Lindore, është në të vërtetë pija e preferuar e Amerikës. Amerikanët pijnë vodka më shumë se gin, rum, tequila apo konjak. Ne ju sjellim këtu disa nga mitet më të zakonshme që thuhen mbi vodkën!
Të gjitha Vodkat janë njësoj. – Jo tamam! Aroma reflekton se nga vjen dhe si është distiluar. “Vodka tradicionale, kryesisht nga Evropa Lindore, është shumë më e forte, ndërsa Perëndimi prodhon një vodka shumë më të butë “.
Më shumë distilime = Vodka më e mirë
Këtë e dëgjojmë shumë nga konsumatorët. Por kjo nuk është e vërtetë. Nëse një vodka është mbi-distiluar, ekziston rreziku i heqjes së të gjithë ‘aromës dhe karakterit të përbërësve bazë’.
Vodka është bërë nga patatja – Jo vetëm! Shumica e vodkës është bërë nga misri, gruri apo drithëra të tjerë.
Çmimi = Cilësi
Sa duhet të shpenzoni për vodka? Është një pyetje shumë e vështirë, pasi etiketa e çmimit nuk është një tregues i saktë i cilësisë. Pra, “bëni detyrat e shtëpisë tuaj: Shijoni po aq vodka në sa më shumë çmime të ndryshme të mundshme”, rekomandon Abou-Ganim, një nga bartenderat më të njohur në Amerikë. “Unë kam shijuar shishe të mrekullueshme prej $ 12 dhe shishe të mrekullueshme prej 50 $ vodka” – thotë ai.