Pesë arsye përse disa njerëz e kanë të vështirë të gjejnë dashurinë…

Kuriozitete

find love
Të qëndruarit vetëm në ditët e sotme është kthyer në trendin më të fundit. Vetmia mesa duket për shumë të rinj dhe të reja është ajo zona komfortit ku nuk ka kërkesa llogarie dhe ku shmangen përgjegjësitë që kanë njerëzit në një marrëdhënie. Rreth 50 % e njerëzve kanë probleme me gjetjen e partnerit dhe kjo duhet theksuar që është një shifër mjaft e lartë.
Më poshtë keni disa arsye përse këta njerëz nuk mund të gjejnë dot dashurinë.
1. Jeni një njeri idealist.
Patjetër që gjithsecili nga ne, në kokë ka një ideal sesi do të dëshirontë të ishte partneri i tyre, por shpesh herë ajo që ne duam nuk përputhet me realitetin kështu që me këmbë në tokë njerëz!
2. Nuk keni mjaftueshëm rrespekt dhe vlerësim për vetën tuaj.
Përpara nisjes së një marrdhënie gjithësecili nga ne duhet të ndjehet mirë dhe i lumtur vetëm. Këto të dyja vijnë vetëm në momentin kur dikush e rrespekton dhe e do veten e tij. Gjithçka nis nga vetja në të kundërt do përfundoni duke bërë shumë dëme.

love 2
3. Nuk i lejoni partnerit të ketë hapesirë private.
Mbase jeni natyrë shumë posesive dhe gjithçka dëshironi t’a keni nën kontroll, por gjërat nuk funksionojnë kështu. Askush nuk do të ndihet i mbyllur dhe i manipuluar, në këtë mënyrë e vetmja gjë që do të bëni është që partneri të largohet sa hap e mbyll sytë nga ju.
4. Nuk jeni gati për një marrëdhënie.
Ndonjëherë është më mirë të merreni më gjëra të tjera të rëndësishme në jetën tuaj sesa të krijoni marrëdhënie romantike. Njihni veten, sigurohuni kush jeni më parë pastaj njihni dikë tjetër.
5. Jeni shumë të fiksuar me veten tuaj.
Jo gjithçka rrotullohet rreth jush. Shikoni përtej vetes suaj dhe do shikoni gjëra që me të vërtetë vlejnë, kështu do të mund të gjeni dashurinë dhe do të jeni të lumtur.