Për të treguar se sa e madhe ishte dashuria e tij, deshi të bënte diçka vërtetë të madhe; artisti japonez Jasushi Takahashi, i cili njihet me pseudonimin Yassan, përdori territorin e vendit të tij si ‘letër’ për të shkruar përmes një Gps një mesazh dashurie për të fejuarën, propozimin për martesë më të madh botë, një rekord Guinness.
Për të vënë në jetë planin e tij ambicioz, Jasushi Takahashi, kishte lënë punën në vitin 2008, kur ishte 31 vjeç për t’u nisur në një udhëtim të gjatë që zgjati plot 6 muaj. Ai përshkoi 7163 km përgjatë tërë Japonisë, me këmbë, traget, makinë dhe këmbë. Nga veriu në jug, nga Hokkaidō a Kyūshū. Dhe rezultati ishte një propozim martese gjigant.