Përsëritet historia e fustanit me vija, çfarë ngjyre janë atletet?!

Kuriozitete

aktejeye

Pak kohë më parë rrjetet sociale u “çmendën” rreth një fustani i cili për disa njerëz dukej me ngjyrë të bardhë dhe me ngjyrë ari dhe për disa të tjerë dukej kaltër dhe zi.

Por tashmë interneti po “çmendet” përsëri me një palë atlete, shkruan albeu.com.
Tani përdoruesit e internetit po ndahen përsëri mbi një palë atlete që paraqesin një problem të ngjashëm me fustanin: disa janë të bindur se këpucët janë gri dhe blu-marine, ndërsa të tjerët besojnë se janë të kuqe dhe të bardha.

r 1507810431 3868326

Përdoruesi i Facebook Nicole Coulthard ndau një fotografi të atleteve të reja të shokut të tij, duke u kërkuar njerëzve se çfarë ngjyre mendonin se ishin.
Cilado ngjyrë që shihni është si pasojë e zhvillimit të syve tanë dhe iu tregon për gjëra të rëndësishme rreth asaj se si sytë tanë i shohin gjërat në një botë të ndezur nga rrezet e diellit.
Kjo lejon njerëzit që t’i shohin gjërat në mënyra të ndryshme, në kohë të ndryshme, varësisht nga ndriçimi i dhomës dhe prapavija ku është vendosur objekti.

rr 1507810437 8219720