Përse patatet janë superushqimi me një të metë!?

Kuriozitete

qqwqwqd

Së pari, patatet janë fare të thjeshta për t’u përfshirë në pjesën më të madhe të recetave. Që nga përdorimet e thjeshta, siç janë patatet e skuqura, e deri te tavat apo puretë më të ndërlikuara që shërbejnë edhe si mbushje. Të nxjerrin gjithmonë nga situata dhe ju pëlqejnë të gjithëve, sidomos fëmijëve! Në gjithë globin, konsumohen nga 1 miliard njerëz. Patatet janë produkti i katërt në botë më i përdorshëm pas orizit, grurit dhe misrit. Pra, janë super ushqimi që kërkojnë kudo! Varietetet e patates janë të shumta dhe secila prej tyre ka vlera të caktuara. Mirëpo, sipas studimeve të fundit, edhe në rastin e këtij produkti, ka një disavantazh. Konsumi i tepërt i tyre, çon në hipertension. Shkak për këtë është amidoni që gjendet në to e që ndikon në rritjen e nivelit të sheqerit në gjak. Më të ekspozuar ndaj këtij rreziku janë meshkujt.

Burimi:Living.al