Përse lidhja midis binjakëve është shumë e fortë

Kuriozitete

Të kesh një binjak nuk do të thotë vetëm të ndash prindërit, familjen, ditëlindjen dhe barkun. Në rastin e binjakëve identikë, ata madje ndajnë dhe të njëjtën fytyrë! Edhe pse ndonjëherë mund të jetë zhgënjyese të njihen më shumë si binjakë, sesa si individë të veçantë, binjakët janë goxha unikë sepse vetëm rreth 3% e popullsisë janë binjakë. Të qenit binjak do të thotë që ju të keni një mik të mirë që nga lindja, që është vetëm një nga arsyet pse marrëdhënia mes binjakëve është diçka që të tjerët mund vetëm ta kenë zili.

Ndërsa nuk ka prova se njerëzit që kanë ndarë barkun e nënës së tyre me një person tjetër kanë një intuitë për njëri-tjetrin, ka shumë pretendime se ata kanë një shqisë të gjashtë kur bëhet fjalë për binjakun e tyre. Për shembull, kur një grua ra poshtë shkallëve dhe plagosi gjurin, motra e saj binjake ndjeu një dhimbje të tmerrshme në të njëjtën këmbë, në të njëjtën kohë, edhe pse ishte në një qytet tjetër.

Në fakt, në një studim mbi binjakët, kur u pyetën nëse ata kishin “aftësinë të dinin se çfarë po ndodhte me binjakun e tyre”, gati 40% u përgjigjën “po”.

Megjithëse binjakët mund të jenë në një rrezik më të lartë për të vdekur gjatë shtatëzanisë ose menjëherë pas lindjes, shkalla e vdekshmërisë ka rënë gjatë 30 viteve të fundit. Është interesante që një studim tjetër zbuloi se çifte identike jetojnë se popullsia e përgjithshme.