Përse festohet Dita e Verës dhe cilat janë traditat e saj?

Kuriozitete

Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë. Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë. Tashmë kjo festë është bërë edhe ditë kombëtare pushimi.

Përse festohet “Dita e Verës”?

Kjo festë është një festë pagane mijëra vjeçare, e cila ka për synim t’i falet natyrës, ardhjes së stinëve të ngrohta, rigjallërimit të jetës në tokë. Duke qenë se në antikitet viti niste me muajin mars (duke ju referuar kalendarit Julian), atëhere sapo hynte marsi festohej ardhja e pranverës. Kësisoj, brez pas brezi shqiptarët kanë përcjellë festën, duke e sjellë atë deri në ditët e sotme.

Siç dihet kryeqendra e festave është Elbasani, ku familjet përgjatë ditës mblidhen e festojnë së bashku, përmes ushqimit të mirë, verës, si dhe padiskutim ballokumes. Qyteti përfshihet nga festa, veshjet me maska si dhe zbukurimet që evokojnë pranverën. Nëse nuk keni qenë ndonjëherë në Elbasan për këtë ditë, duhet patjetër ta bëni këtë sa më parë, pasi atmosfera e festës do ju përfshijë natyrshëm, e do të shijoni gatimin e shkëlqyer që përgatitet në të gjitha tryezat elbasanllie.

Festa pagane ka ritualin e saj. Ritet janë trashëguar brez pas brezi ndoshta për 24 shekuj me radhe. Dikur dedikimet i kushtohen perëndisë Diane, sot ato praktikohen për një jete me te mire te mbushur me gëzim, dashuri dhe begati. Studiuesi dhe muzikologu i njohur Thanas Meksi e ndan ne kater faza Festen e Ditës së Verës. Faza e pare është faza përgatitore qe nis me grumbullimin e zaireteve qe janë te nevojshme për Ditën e Verës. Faza e dyte është nata e Verës që nis me 13 mars me zjarrin, faza e trete mëngjesi i Ditës së Verës qe nis me 14 mars dhe se fundi pikniku i Ditës së Verës ne mesditën e 14 marsit. Ne vigjilje te natës se Ditës së Verës, çdo shtepi e këtij qyteti është e mbushur me një gëzim te veçante, është një ndjesi qe i pushton njerëzit fare pa e kuptuar. Ndoshta nga ndikimi i diellit, gjelbërimit apo shpërthimit te farës dhe sytheve qe janë shprehje e begatisë dhe vazhdimësisë. Shtëpia mbushet plot me gjera te mira dhe me bollëk. Porta zbukurohet me lule dhe lastarë te gjelbër, te cilët simbolizojnë futjen e mirësisë dhe natyrës. Gjate kësaj nate te afërmit, por edhe shoke e miq te ardhur nga viset e tjera, këndojnë këngë te vjetra te shoqëruar me kuzhinën me nam te Elbasanit. Disa nga gjellët, qe nuk i gjen ne vend tjetër, janë tava me pistil, tava e kosit, kabunia, çomleku, gjeli i detit etj. Gjate kësaj nate fillon te ndahet edhe hiseja e nesërme për njerëzit me te afërm. Mëngjesi është i gëzuar dhe festiv. Elbasanasit zgjohen herët me 14 mars dhe me një përkushtim te veçante hapin derën qe te futet e mira dhe te dale e liga.

1- Buka e derrit

Sytë lahen me lulet e verës, me manushaqe dhe me karakafte (lloj luleje) dhe me pas pihet ujë ne “bukën e derrit”, që është një zhardhok qe gjendet nen toke ne zonat me pyje dhe gjelbërim. Uji ne “bukën e derrit” simbolizon një vit te shëndetshëm dhe te begate. Gjithashtu, nje zakon tjeter qe ruhet ne kte dite, është zjerja e vezeve naten e dates 13, dhe larja e syve me ujin e vezeve te zjera ne mengjesin e dites se veres. Vec kesaj, diten e veres, lidhet ne dore nje “verore” qe është si byzylyk i formuar prej nje fijeje te kuqe dhe nje fijeje te bardhe. Verorja hiqet kur sheh dallendyshen e pare, dhe hidhet ne ferra qe dallendyshja ta marre per te bere fole. Te gjitha keto jane rite qe kryhen per te kremtuar ardhjen e pranveres, celjen e luleve, rikthimin e dallendysheve e gjallerimin e jetes.

2- Vizitat

Mëngjesi i 14 marsit nis me vizitat tek te afërmit, ku djali me i vogël i familjes nxiton te dërgoje hisen e ndare. Pikniku nis ne orën 10:00. Por vitet e fundit aktivitetet për rastin e festes nisin një ore me pare. Ne piknikun e Ditës së verës elbasanasit lëne qytetin dhe u drejtohen pikave turistike ne Byshek, Gjinar, Gurrën e Labinotit, Ullirit te Qefit, Kroit te Kalit, Cezmes se Lepurit, Ujit te Ftohte ne Labinot ,llixhe etj.

3- Lule dhe këngë

Dita e Verës nuk ka kuptim pa lulet dhe këngët. Prej kohesh elbasanasit njihen si kopshtare me nam dhe këngëtare te shpirtit. Lulet me karakteristike ne Elbasan janë jasemini, karafili, trëndafili, zymbyli, karakaftet etj. Kultivuesit kujdesen për lulet ne mënyre qe ato te shpërthejnë Ditën e Verës. Vitet e fundit ansambli i luleve është pasuruar me trëndafila dhe karafila te ardhur nga disa vende te botes, nga Egjipti deri ne Holandë. Gjate natës dhe Ditën e Verës këndohen me pasion te veçante këngët e mjeshtrit te muzikës popullore qytetare Isuf Myzyrit. Kënge te tilla si ; “Një lulishte me trëndafila”, “C’u deshiruesh me te pa”, “Ma mire n’pyll se sa n’qytet, “Si bilbili ne pranvere” etj., këndohen jo vetëm nga elbasanasit, por ne mbare trojet shqiptare.

4- Ballokumja

Çdokush e di se kremtimet verore lidhen pashmangshmërisht me ballokumen, një ëmbëlsirë e shijshme tradicionale që ka formën e diellit, që shpjegon dhe arsyen se përse është simboli i festës. Ballokumja është një biskotë e madhe që prodhohet me miell gruri ose misri me një përbërje të konsiderueshme sheqeri. Përgatitja është një sfidë e vërtetë për amvisat, të cilat duhet të respektojnë rigorozisht një rradhë të përzierjes së përbërësve që në shumicën e rasteve bashkohen vetëm me lugë druri në një enë që tradita e kërkon të jetë prej metalit të bakrit. Nëse keni të njohur nga Elbasani, mos harroni t’i kërkoni ndonjë ballokume, pasi vetëm kështu mund të kuptoni se si e kanë ngritur në art përgatitjen e kësaj ëmbëlsire amvisat elbasanllie.