Nëse jeni adhurues i të ëmblave, me siguri do të kërceni nga gëzimi pas marrjes së këtij lajmi të mirë: studimet më të fundit tregojnë se kush ha rregullisht çokollatë ka zakonisht një koeficient më të ulët yndyre në trup. Por, ndërkohë që thuhet se çokollata ndihmon për të pasur një trup të shëndetshëm, nuk është vërtetuar ende ndonjë lidhje mes ngrënies së çokollatës dhe humbjes së peshës. Megjithatë një sasi e vogël çokollate e ngrënë rregullisht është pa dyshim një zakon i mirë.
1- Çokollata mbron nga hemorragjia cerebrale
Nga një studim suedez i vitit 2011, rezultoi se femrat që konsumojnë më shumë se 45 gramë çokollatë në javë kanë 20% më pak mundësi të preken nga hemorragjia cerebrale sesa femrat që konsumojnë më pak se 9 gramë çokollatë.
2- Çokollata përmirëson funksionimin e zemrës
Një nga arsyet përse çokollata e zezë është veçanërisht e shëndetshme për zemrën është aftësia e saj për të luftuar inflamacionin. Kjo redukton dhe rreziqet kardiovaskulare. Kakaoja ka aftësi anti-koaguluese, hollon gjakun dhe ka efekte të ngjashme me aspirinën. Kjo ndihmon në presionin dhe qarkullimin e gjakut.
3- Çokollata të ngop
“Duke qenë e pasur me fibra, çokollata e zezë ju ngop më shpejt, kështu që ju do të hani më pak”. Kështu shkruan dr. David Katz, themelues e drejtor i qendrës kërkimore “Prevention”, në Universitetin e Yale-i.
Mund t’ju interesojë gjithashtu: Kjo është arsyeja pse duhet të hani çokollatë të zezë tre herë në ditë
4- Çokollata mbron lëkurën
Harrojini ato që keni dëgjuar se çokollata ju shkakton akne. Çokollata e zezë në fakt ju bën mirë për lëkurën. Antioksidantët flavonoidë që gjenden te çokollata e zezë, ju ofrojnë mbrojtje nga rrezet ultravioletë të diellit. Por kjo nuk do të thotë se duhet të hiqni dorë nga kremi mbrojtës.
5- Çokollata përmirëson humorin
Nuk mund ta mohoni që ngrënia e ëmbëlsirave ju bën të ndiheni mirë. Shijimi i ushqimit është pjesë e kënaqësive të jetës, thekson redaktorja e “HuffPost Healthy Living”, Dr. Patricia Fitzgerald. Konsumuesit e çokollatës gjithashtu raportojnë se ndihen më pak të stresuar.
6- Çokollata të bën më inteligjent
Rritja e presionit të gjakut që shkon drejt trurit, i shkaktuar nga flavanoli që ndodhet në kakao, duket se i bën njerëzit të ndihen më inteligjentë dhe, sipas një studimi britanik, përmirëson aftësitë përllogaritëse.