Përmbytjet më të rënda të viteve të fundit!

Kuriozitete

 

165018
Gati çdo vit ndodhin përmbytje të rënda në pjesë të ndryshme të botës.

Këtë vit, Serbia dhe Bosnja janë përballur gjatë muajit maj me përmbytjet më të rënda që prej një shekulli me të paktën 50 të vdekur.

Por kush janë përmbytjet më të rënda të viteve të fundit?

Viti 2013

2-10 qershor, EVROPA QENDRORE:
Përmbytjet në Gjermani, Austri, Sllovaki, Republikën Ceke dhe Zvicër kanë shkaktuar 19 të vdekur, 10 prej të cilëve në Republikën çeke, ku gjashtë persona rezultojnë ende të zhdukur.

12-15 shtator, RUMANI:
Nëntë të vdekur dhe pothuajse 7 000 persona të evakuar pas përmbytjeve si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm në lindje të vendit.

17 nëntor, ITALI:
17 të vdekur si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që kanë përmbytur veçanërisht qytetin port të Olbias.

Viti 2012

4 korrik, TURQI:
Të paktën 13 të vdekur nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në provincën Samsun.

7 korrik, RUSI:
Stuhitë që goditën rajonin Krasnodar, veçanërisht disktriktin Krymsk, shkaktuan 172 të vdekur dhe rreth 35 000 të pastrehë.

28 shtator, Spanjë:
Të paktën të vdekur në Andaluzi dhe në rajonin Murcie, pas përmbytjeve që shkaktuan qindra evakuime.

Viti 2011

25-26 tetor, ITALI:
Përmbytjet shkaktojnë 10 të vdekur dhe qindra milionë euro dëme, në rajonin Ligurie (veriperëndim) dhe Lunigiana në Toskanë. Në muajin nëntor, gjashtë të vdekur në rajonin Genes.

3-10 nëntor: FRANCË: Stuhitë në Var dhe Alpet-Detare shkaktojnë pesë të vdekur dhe disa qindra milionë euro dëme.

Viti 2010

20 shkurt, MADERE:
Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në ishullin portugez, veçanërisht në kryeqytetin Funchal, shkaktojnë më shumë se 50 të vdekur.

Maj-qershor, POLONI/Republika çeke:
Përmbytjet, shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar 22 të vdekur në Poloni dhe gjashtë në Republikën çeke.

15-16 qershor, FRANCË:
Përmbytjet shkaktojnë 23 të vdekur . Përmbytjet prekin 44 komuna dhe shkaktojnë më shumë se një miliardë euro dëme.

Korrik-gusht, RUMANI:
Të paktën 26 të vdekur nga përmbytjet e shkaktuara nga stuhitë.

7-8 gusht, EVROPA QENDRORE:
Përmbytjet shkaktojnë 14 të vdekur në Poloni, në Republikën çeke, në Gjermani dhe në Lituani. Mijëra persona evakuohen.

26 gusht, TURQI:
Të paktën 13 të vdekur në rajonin malor të Rizës pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës.

16-17 tetor, RUSI:
Të paktën 25 të vdekur pas shirave të rrëmbyeshëm në rajonin Krasnodar.