Përfitimet e mahnitshme të ananasit që nuk i keni ditur

Kuriozitete

bigstock-Pineapple-woman-eating-slice-80114699-780x439.jpg

Parandalon kancerin

Ananasi është burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C, që ndihmon në luftimin e rrezatimeve të lira që njihen si shkaktarë të kancerit, transmeton Telegrafi.

Veç kësaj, ananasi është i pasur edhe me vitaminë A, bromelainë, magnez etj.

Ndihmon te personat me diabet

Disa studime kanë zbuluar se personat të diagnostikuar me tipin 1 të diabetit që konsumojnë ushqim me përmbajtje të lartë të fibrave, kanë nivele më të ulëta të glukozës në gjak dhe ata me tipin 2 të diabetit kanë qarkullim më të mirë në gjak si dhe nivele të insulinës.

Një ananas mesatar përmban rreth 13 gramë fibra.

Mbron shëndetin e zemrës

Fibrat, kaliumi dhe vitamina C në ananas kontribuojnë në shëndetin e zemrës.

Në një studim, ata që kanë konsumuar 4069 mg kalium çdo ditë, kanë pasur 49 për qind më pak rrezik të vdesin nga sëmundjet e zemrës.

Disa nga përfitimet tjera shëndetësore që i sjell ananasi janë:

– Ulë shtypjen e lartë të gjakut

– Përmirëson sistemin e imunitetit

– Mundëson shëndet më të mirë të eshtrave dhe kontribuon për lëkurë më të bukur

– Përmirëson shëndetin oral

– Përmirëson shikimin

– Parandalon astmën etj.