Pecetat e lagura janë një alternativë shumë komode sa herë që ne jemi jashtë shtëpisë, për të pastruar duart apo për nevoja të tjera shtesë. Por përdorimi i tyre duhet të bëhet me masë dhe jo për çdo pjesë të trupit. Dermatologët nuk rekomandojnë përdorimin e letrave të lagura për pastrimin e fytyrës apo për heqjen e grimit, pasi ato kanë përmbajtje alkooli që e thanë lëkurën dhe e irriton atë.
Letrat e lagura nuk rekomandohen të përdoren gjitjashtu edhe për pastrimin e zonave intime, pasi mund të shkaktojnë irritim apo shqetësime të tjera. Përdorimi i letrave të lagura jo në të gjitha rastet është i rekomanduar edhe për fëmijët, andaj duhet të tregoni kujdes në përzgjedhjen e tyre, pasi ato duhet të jenë pa alkool.