Përdorimet alternative të mjaltit

Kuriozitete

 

m jal

Mjalti, përveçse është shumë i mirë për t’u ngrënë, është edhe një kurë natyrale kundër shqetësimeve shëndetësore dhe kujdesit personal. Revista “Vanityfair” rendit disa mënyra alternative të përdorimit të mjaltit në zbutjen dhe trajtimin e disa sëmundjeve e deri te trajtimet kozmetike për trupin dhe fytyrën.

Kundër zbokthit

Po është e vërtetë, mjalti mund të përdoret si kurë kundër zbokthit. Përveçse vlerësohet për cilësitë e tij antibakteriale, mjalti është i njohur edhe për fuqinë e tij antimykotike. Një studim i zhvilluar në vitin 2001, publikuar në Revistën e Kërkimeve Mjekësore ka zbuluar se përdorimi i mjaltit të holluar zvogëlon irritimin e lëkurës duke lehtësuar lëkurën kundër të kruarës.

Humbjen e peshës

Një studim klinik kryer në vitin 2009 përfshiu për 8 javë disa pacientë të sëmurë me diabet dhe iu kërkua që të konsumonin rregullisht mjaltë. Pas përfundimit të studimit u arrit në përfundim se personat që kishin konsumuar mjaltë kishin humbur peshë, si dhe kishin përmirësim të nivelit të kolesterolit. Ndaj një mënyrë shumë e mirë për të nisur ditën dhe moderuar paksa kilet tuaja do të ishte me një mëngjes duke pirë një gotë ujë të ngrohtë me një lugë mjaltë.

Antioksidant i fuqishëm

Një studim ka zbuluar se mjalti është një burim i fuqishëm i pasur me antioksidantë të quajtur polifenoli, të cilët kryejnë një rol të rëndësishëm për shëndetin e zemrës si dhe ulin rrezikun për kancer. Personat të cilët iu nënshtruan studimit iu kërkua të konsumonin 4 lugë çaji mjaltë për 29 ditë rresht. Përfundimi? Rezultati ishte mjaft i mirë, te këta persona rezultoi nivel i lartë i antioksidantëve në gjak.

Ilaç për dehjen

Situata pas dehjes mund të jetë e dhimbshme, mirëpo mjalti duket se është kura e duhur. Sipas “Secondo la Royal Society of Chemistry”, mjalti është i pasur me fruktozë, një lloj sheqeri i cili gjendet edhe te frutat, përshpejton nxjerrjen e alkoolit nga metabolizmi. Në thelb, alkooli është i ndarë në acetaldehyde dhe fruktoza e konverton këtë substancë toksike në acid acetik, i cili më pas e ndan në anhidrid karbonik.

Performanca sportive

Përmirëson performancën sportive. Shumica e sportistëve marrin karbohidrate për të krijuar rezerva të glukozës, për të përmirësuar kështu performancën sportive. Por së fundi është zbuluar se sheqernat natyralë sikurse është mjalti, janë po kështu shumë efikasë.

Stimulon kujtesën

Sipas një studimi të zhvilluar në vitin 2011 mbi kujtesën dhe menopauzën, rezultoi se te gratë që konsumonin vazhdimisht mjaltë rritet kapaciteti i kujtesës. Ndaj është e këshillueshme mjalti, kryesisht për gratë në fazën post-menopauzë. Madje studimi ka arritur në përfundimin se konsumimi i mjaltit është më efikas se përdorimi i ilaçeve me bazë hormonet. Kështu, gratë të cilat kishin konsumuar 20 gramë mjaltë në ditë për katër muaj rresht, kishin kujtesë më të mirë sesa gratë që i ishin nënshtruar një terapie me hormone.