Për pak orë vjen dimri, temperaturat ndryshojnë menjëherë

Kuriozitete

mdojreot

Temperaturat e këtyre ditëve të mesit të tetorit, jemi mësuar që t’I shohim në fillim shtatori, por këtë vjeshtë, gjërat kanë ndryshuar. Megjithatë, diellit të nxehtë e të fortë po i vjen fundi. Prej ditës së premte, priten vranësira lokale që do të bëhen më të dukshme ditën e dielë dhe mëngjesin e të hënës.
Në fillim të javës së ardhshme turbullirat nga Atlantiku do të fillojnë të depërtojnë edhe mbi vendin tonë, që do të sjellin mot më të ftohtë me mundësi edhe për reshje shiu
Deri në fundjavë temperaturat do të mbesin mbi vlera mesatare por në rënie graduale, me minimale që do të luhaten nga 5C deri në 7C, e maksimale nga 21C deri në 23C. Në fillim të javës maksimalet do të zbresin deri në 14C, e minimalet edhe deri në 3C.
Era do të fryjë e lehtë kryesisht nga jugperëndimi-jugu 1-4m/s.