Shkatërron statujën 126-vjeçare, pritet gjykimi i tij

Kuriozitete

240798.jpg

Në Portugali një turist do të dalë para gjyqit pasi aksidentalisht shkatërroi një statujë 126-vjeçare teksa përpiqej të bënte një “selfie”. 24-vjeçari, identiteti dhe kombësia e të cilit nuk bëhet me dije, ishte ngjitur pranë statujës së famshme të mbretit portugez Dom Sebastiao, në stacionin e trenit në Lisbonë.

Në momentin që ai është afruar tek statuja duket se ka rrëshkitur, duke u mbajtur te skulptura, të cilën e kishte hedhur poshtë duke e ndarë në disa copa.

Turisti raportohet se është përpjekur të largohet nga vendngjarja, por është arritur nga policia që e ka vënë menjëherë në pranga. Statuja e shkatërruar i ishte kushtuar mbretit portugez, Dom Sebastiao që ka mbretëruar mes viteve 1557 dhe 1578.

Figurë legjendare, por edhe tragjike në historinë e Portugalisë, mbreti u vra në betejën e famshme të “Tre mbretërve”, në veri të Marokut, në moshën 24-vjeçare

240799.jpg