Për herë të parë që nga viti 1956, nuk do të ketë ceremoni të ndarjes së çmimeve Nobel në vitin 2020. Kjo është një ngjarje e rrallë që pas vitit 1956, kur ceremonia u anulua për të shmangur një ftesë ndaj ambasadorit sovjetik në kohën e Revolucionit Hungarez. Hera tjetër që janë anuluar këto çmime ka qenë periudha midis dy luftrave botërore.
“Do të jetë një javë e pazakontë Nobeli për shkak të pandemisë. Ky është një vit special dhe çdo njeri duhet të bëjë sakrifica për t`u përshtatur me rrethanat e reja”, tha Lars Heikensten, drejtori i Fondacionit Nobel.