Është një nga gjërat që të gjithë po mendojnë këtë periudhë. Sa më shumë të afrohet sezoni veror, aq më tepër njerëzit fillojnë të kompleksohen për trupin e tyre. Në rastin më të madh, njerëzit duan të dobësohen. Por, gjatë vitit nuk kanë bërë asgjë për këtë fakt, e tashmë presin të dobësohen menjëherë për një kohë shumë të shkurtër. Kjo gjë nuk është e pamundur, por nuk është aspak e shëndetshme. Pas rënies në peshë në nëj kohë shumë të shkurtër, vijnë edhe disa efekte negative.
Duke filluar nga rënia e flokëve, të cilët nuk arrijnë të marrin ushqimin e duhur gjatë këtij tranzicioni që ju po bëni. Do të ndiheni gjithmonë e më të lodhur, nuk do të keni më aq shumë energji sa zakonisht. Gjithashtu tek femrat, rënia drastike në peshë ndikon automatikisht edhe në cikël. Shumë shpesh atyre mund të mos iu vijë cikli, apo të kenë çrregullime të tij.