Shpesh prindërit parapëlqejnë t’u dhurojnë fëmijëve të tyre aksesorë e bizhuteri të ndryshme, sidomos vëthë. Por specialistët janë kundër shpimit të veshëve për arsye nga më të ndryshmet. Veçanërisht në foshnjat më pak se 90 ditë të rritura, sistemi imunitar i të cilave është i dobët.
Infeksioni në fëmijëri është shqetësimi numër një. Çdo herë që një fëmijë i shëndetshëm , deri në 3 muajsh merr ndonjë lloj infeksioni, zakonisht kërkon shtrimin në spital dhe antibiotikët për 48 orë. Rreziqet e tjera të shëndetit për foshnjat e që u shpohen veshët përfshijnë reaksione alergjike ndaj metaleve ose materialeve ndaj bizhuterive të përdorura gjatë procedurës së shpimit.