Dy javë pas skandalit Cambridge Analytica, Facebook ka lançuar një sërë veçorish të reja në përpjekje për tu dhënë përdoruesve më shumë kontroll mbi privatësinë e tyre.
Në pajisjet mobile përdoruesit e Facebook do të gjejnë konfigurimet e privatësisë në një vend dhe jo në 20 seksione të ndryshme siç ishin më parë.
Gjithashtu do të kenë një shkurtesë privatësie, një menu e cila ofron të gjitha informacionet rreth mbrojtjes së të dhënave, personalizimit të reklamave dhe një platformë të dedikuar privatësie.
Rrjeti social gjithashtu bëri të ditur se ndryshimet e reja do të aplikohen vetëm nëse kërkohet nga përdoruesit.