Pas 8 eklipsesh hënore, jeta juaj s’do të jetë më kurrë njësoj; Faza e 6-të është sot dhe ky tranzicion përfundon më…

Kuriozitete

Cikli i hënës zgjat 28 ditë dhe gjatë kësaj kohe, një hënë e re  shndërrohet në një hënë të plotë si ajo e natës së sotme.  Kjo orbitë 28-ditore është e qëndrueshme përveç se kur ndodh diçka  e veçantë.

Tre deri në shtatë herë çdo vit, Hëna arrin kufijtë e sipërm dhe të poshtëm të orbitës së saj, të njohur si nyjet Hënore në këtë pikë përputhet në mënyrë të përkryer me Diellin.

Në astrologji, nyjet e Veriut dhe të Jugut konsiderohen si “Nyjet e Fatit”. Meqenëse eklipset aktivizojnë këto nyje, 12 shenjat e zodiakut përballen me diçka të re. Ditën e sotme (më 10 janar), Dielli në Bricjap do të përballet me Hënën në Gaforre, duke formuar një eklips të fuqishëm hënor.

Një eklips nuk është një ngjarje kozmik, efektet e të cilit mbarojnë brenda natës, sepse eklipset ndodhin në seri. Që do të thotë mënyra më e mirë për të kuptuar efektin e këtij fenomeni është të hidhni një vështrim pas në të kaluarën.

Eklipsi hënor i mbrëmjes së sotme është i gjashti, nga një seri prej tetë eklipsesh që kanë filluar prej vitit 2018 (12 janar 2018; 5 janar 2019; 2 korrik 2019; 16 korrik 2019; dhe, së fundmi, 26 dhjetor 2019)

A mund të kujtoni diçka të rëndësishme t’ju ketë ndodhur në këto data? A po kalonit një ndarje? Po mbaronit shkollën? Lënia e një ambienti toksik pune?

Duke shikuar eklipset e mëparshme në seri, do të keni një panoramë më të përgjithshme të ngjarjeve dhe do të kuptoni më mirë se çfarë ju pret këtë herë.  Mbani parasysh se këtë periudhë ngjarjet do të përshpejtohen:  Eklipset hapin dyer të reja. Gjëja e rëndësishme për t’u kujtuar është se çdo gjë që ndodh gjatë një eklipsi është e destinuar – eklipsi thjesht përjetësoi të pashmangshmen.

Kështu që, nëse ndodh që të gjendeni përballë sfidave të reja, të papritura në janar, mos u shqetësoni. Eklipsi Hënor thjesht po përpiqet t’ju rikthejë në rrugën e duhur, në mënyrë që të arrini potencialin tuaj të plotë. Eklipset mund të mos jenë delikate, por dashuria e ashpër është e nevojshme herë pas here!

Pas atij të sotmit mbeten akoma dy eklipse, në 21 qershor dhe 5 korrik. Tani për tani, gjëja më e mirë që mund të bëni është të përqendroheni në gjithçka që keni arritur deri më tani. Ju jeni rritur aq shumë që nga viti 2018. Deri në kohën kur këto eklipse të përfundojnë, absolutisht gjithçka do të jetë ndryshe nga fillimi! Përqafoni ndryshimin. Në fund të fundit, një dekadë e re po fillon.