Parashikimi i yjeve për ditët e fundit të dhjetorit, si do të ndikojë zhvendosja e saturnit dhe hëna e re

Kuriozitete

HOROSKOPI

Dashi
Duke filluar që nga dita e hënë do të keni mbështetjen e Hënës, Saturnit dhe të Marsit. Kësisoj do të mund të jepni më të mirën tuaj në aspektin profesional dhe në angazhimet e së ardhmes. Do ta përjetoni me lehtësi çdolloj ndryshimi dhe falë energjisë yjore do të jeni të favorizuar gjatë vitit 2018. Ndërkohë, një person i dashur për ju do të tregohet lozonjar ndaj jush, duke ju shpërqendruar disi nga veprimtaritë tuaja.
Demi
Yjet parashikojnë ndryshime për ju të lindurit e shenjës së Demit, për të përjetuar çaste të paharruara gjatë vitit që do të vijë. Saturni do të kalojë në shenjën tuaj dhe mund të qëndrojë gjatë aty, duke ju favorizuar në aspektin profesional dhe për sa u takon veprimtarive praktike. Aty nga dita e enjte Dielli do të kalojë në shenjën e Demit dhe ju do ta prisni ashtu siç duhet Vitin e Ri dhe të gatshëm për të plotësuar gjithë angazhimet që përfshin kjo periudhë.
Binjakët
Duke filluar nga dita e mërkurë do të çliroheni më në fund nga prania e Saturnit në shenjën tuaj, i cili ju ka kushtëzuar në mënyrën tuaj të të menduarit dhe të jetesës gjatë viteve të fundit. S’ju mbetet veçse të prisni me gëzim atë që ju rezervon e ardhmja dhe të planifikoni një mënyrë jetese që t’ju bëjë të buzëqeshni. Duke filluar nga dita e shtunë, një person që e keni për zemër do të ndryshojë sjellje ndaj jush. Kjo është vërtet koha për të festuar.
Gaforrja
Kalimi i Hënës së re ditën e hënë në shenjën tuaj do të përkojë deri diku me largimin e Saturnit ditën e mërkurë. Kjo do t’ju japë mundësinë që të silleni më me përzemërsi me të afërmit tuaj, të cilëve ia vlen t’u kushtoni vëmendje. Shikojeni të ardhmen me optimizëm, shfrytëzoni çdo mundësi që do t’ju jepet, merrni parasysh rreziqet që mund t’ju kanosen dhe do t’ju buzëqeshë fati, sepse keni mbështetjen e yjeve.
Luani
Përfitoni nga mbështetja e Hënës së re ditën e hënë dhe kësisoj nuk do ta ndieni shumë ndikimin e Saturnit që ka qenë i pranishëm gjatë gjithë kësaj periudhe në shenjën tuaj. Ky lloj ndryshimi do t’ju qetësojë dhe do të mund t’i përjetoni situatat më normalisht, pa ndier shqetësim. Falë ndikimit të Venusit në shenjë do t’i njihni mirë caqet tuaja. Do ta mbyllni javën bukur falë pranisë së Mërkurit dhe do të mund të kontrolloni shpenzimet tani që na ndajnë pak ditë nga Viti i Ri.