Parashikimi i Shkurtit: Çfarë thonë letrat Tarot për shenjën tuaj?

Kuriozitete

letra
Shkurti është një muaj i rëndësishëm për shkak të eklipsit diellor që zhvillohet më 15 shkurt në aksin Luan-Ujor. Letra Tarot e muajit shkurt është “I Varuri”.

DASHI
Letra e muajit: Të dashurit
Për ju Dash, Shkurti vjen në mënyrë dinamike. Miq të rinj dalin në skenë dhe ndikojnë në mënyrën se si mendoni. Yjet ju ndihmojnë të bëheni më krijues dhe vizionar në këtë kohë.Ndihma e Afërditës do ta bëjë jetën tuaj erotike mjaft interesante. Duhet të jeni të kujdesshëm rreth 17 Marsit me katërkëndëshin Mars – Neptun mos të mashtroheni mbi atë që keni arritur. Lojërat e fatit janë të favorizuara gjithë muajin, mjafton të keni fuqi t’i përballoni.

DEMI
Letra e muajit: Armata
Udhëtimet që do të bëni qoftë për argëtim apo për punë nuk do të jenë të pakta. Për ju Dema ky muaj ju vë të bëni autokritika të mjaftueshme për mënyrën se si keni arritur deri këtu. Gjithashtu, ju bëheni gjyqtarë të rreptë të vetes në çdo gjë që ka të bëjë me marrëdhënien tuaj dhe të dashurin.

BINJAKET 

Letra Tarot e Muajit: Djalli 

Për Binjakët muaji shkurt fillon me energji të mjaftueshme dhe ndoshta me një udhëtim romantik në kohën e lirë me partnerin e tij / saj. Por ngadalë dhe rreth dt.12 të muajit, Marsi nga Shigjetari e redukton energjinë tuaj dhe tensionet ka të ngjarë që nuk do të humbasin. Rivalitetet në hapësirën e punës tuaj, prapaskenat dhe zilia as që kanë për t’ju prekur, përderisa nuk dilni jashtë programit që keni hartuar. Një zhgënjim i vogël mund të jetë pas dt.18 nga të dashurit e zemrës.

GAFORRJA
Letra e Tarot Muajit: YLLI
Për ju Gaforret fundi i dimrit ju jep shumë mundësi për të përballur vështirësitë në favorin tuaj. Marsi nga Shigjetari mund t’ju sjellë tensione të vogla ose probleme shëndetësore, por mund t’i kapërceni ato shpejt.
Në biznesin tuaj do të shihni disa ndryshime të këndshme. Ju do të jeni më aktiv dhe do të thirreni për të marrë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen tuaj, afër dt.18 të muajit. Me kalimin e Afërditës te Peshqit, çdo konflikt që keni me partnerin tuaj do të përfundojë me një fund të lumtur.

LUANI
Letra Tarot e Muajit: I varuri
Fundi i dimrit ju gjen ju Luanë në një kërkim të vazhdueshëm. Mos merrni këtë muaj ndonjë rrezik dhe mos merrni vendime përfundimtare për karrierën tuaj pa diskutuar me të tjerët. Në 10 ditët e para të muajit ju do të merrni një sugjerim të bukur nga partneri juaj. Eklipsi i diellit në dt.15 përballë zodiakut tuaj, te Ujori, do t’ju ndihmojë të ndryshoni sjelljen tuaj si në jetën erotike ashtu edhe në jetën profesionale.

VIRGJERESHA
Letra Tarot e Muajit: Dielli
Fundi i sezonit të dimrit është plot eksitim dhe shumë aktivitete. Muaji fillon me shumë vrapim në të gjitha frontet por edhe me surpriza të këndshme. Dielli nga Ujori do t’ju japë më shumë energji dhe besim. Ju do të kujdeseni për shëndetin tuaj dhe mirëqenia juaj fizike do të ngrihet në qiell. Me partnerin tuaj do të keni një bisedë konstruktive dhe çdo gjë që është e rëndësishme për fëmijët dhe punën do të trajtohet në mënyrë të përshtatshme.

PESHORJA
Letra Tarot e Muajit: Fuqia
Për ju peshore dimri mbyllet me mjaft kreativitet. Sidomos nëse doni të hyni në aktivitete bamirësie atëherë do të gjeni dyert e hapura për të zhbllokuar dhe shprehur mbështetjen tuaj për njerëzit që kanë nevojë për ju. Marrëdhëniet tuaja me të dashurit do të jenë në kulmin e tyre. Eklipsi I diellit në dt.15-të do të sjellë ndryshime të këndshme për jetën tuaj erotike.

AKREPI
Letra Tarot e Muajit: Hëna
Muaji i fundit i dimrit vjen revolucionar. Disa ankthe dhe shqetësime do t’ju bëjnë mjaft nervozë dhe të drejtpërdrjetë. Eklipsi I diellit në dt.15 do të reduktojë energjinë tuaj. Njerëzit nga mjedisi i familjes suaj do t’ju mbështesin. Afërdita nga Peshqit ju jep finesë ndërsa Mërkuri sjell disa mospërputhje në pjesën profesionale.

SHIGJETARI
Letra Tarot e Muajit: Vendimi
Për ju Shigjetar muaji shkurt është një muaj mjaft i vështirë. Marsi nga shenja juaj ju bën një kritikë të fortë ndaj të tjerëve. Rreth dt.12 keni për të ruajtur energjinë tuaj, sepse aksidente të vogla ose një i ftohtë mund t’ju mbërthejnë në shtëpi.
Bukuria juaj do të jetë mjaft e kufizuar me Afërditën në Peshqit, pasi do të ndieni se asgjë nuk ju shpreh nëpërmjet marrëdhënieve tuaja.
Eklipsi I diellit në dt.15 do t’ju ndihmojë të kuptoni një qëllim. Kursi Mërkuri tek Ujori ju ndihmon të kontaktoni me fytyra të reja. Perspektiva të reja në punën tuaj do të sjellin zhvillime të mira.

BRICJAPI
Letra Tarot e Muajit: 1 Prilli
Për ju Bricjap muaji shkurt po vjen me ankth, pasi prania e Marsit në Shigjetar ju sjell ballë përballë me infeksione të buta, por që ju duhet të tregoni kujdes. Prej dt.10 të muajit në vijim me praninë e Afërditës, do të ketë shumë lëvizshmëri me të dashurit tuaj. Me eklipsin diellor mbi Ujorin në dt.15 të muajit, do të jeni shumë të zënë me financat tuaja. Ju duhet të kujdeseni për shpenzimet tuaja. Saturni tani ka hyrë në shenjën tuaj të zodiakut dhe do të vendosë një numër kufizimesh për ju.

UJORI
Letra Tarot e Muajit: Bota
Muaji i fundit i dimrit është muaji i ditëlindjes suaj. Jeni shumë ju ujorë që do të jeni në qendër të vëmendjes dhe në fokus pa shumë përpjekje. Dy eklipset që ndodhin në shenjën tuaj të zodiakut më 31 janar dhe 15 shkurt ju bëjnë më kreativë dhe energjikë. Sigurisht, pasiguria nuk mungon, por shqetësimet tuaja do t’ju bëjnë të gjeni zgjidhje që në të ardhmen do të jenë mjaft konstruktive për ju. Ju do të ndryshoni stilin e jetës tuaj, marrëdhëniet dhe ndoshta shtëpinë tuaj. Do të jeni më aktivë në gjërat që ju pëlqejnë dhe do të zini miqësi të reja.

PESHQIT
Letra Tarot e Muajit: Priftëresha
Për ju Peshq, muaji vjen me stres dhe presion të mjaftueshëm përsa i përket punës suaj. Duhet t’i kushtoni vëmendje të veçantë shëndetit tuaj, sepse dy eklipset e hënës në fund të muajit të kaluar dhe i Diellit më 15 shkurt do t’ju sjellin lodhje ekstreme. Nëse e neglizhoni organizmin tuaj do të shihni se shenjat e lodhjes do të jenë më të dukshme. Që nga 10 shkurti, Venusi kalon në zodiakun tuaj dhe ju sjell më afër një dashurie të re. Edhe pse do të jetë e shkurtër, do të tronditeni dhe do të jetoni momente romantike.