Siç ka filluar të duket edhe gjatë këtyre 3-4 ditëve të fundit, temperaturat kanë pësuar një rritje që nuk është e pandjeshme.
Situata do të vijojë të jetë e tillë, të paktën për sa I përket temperaturave, edhe përgjatë kësaj jave të fundit të vitit 2017-të.
Mirëpo, nuk do të kemi mundësi të shijojmë diellin edhe për shumë kohë. Bashkë me rritjen e temperaturave do të ketë edhe rreshje shiu që do të prekin pjesën më të madhe të vendit. Meteorologët parashikojnë gjithashtu rreshje dëbore në dy ditët e para të vitit.
Deri atëherë, të shijojmë edhe pak diell gjatë ditës, sepse netët do të vazhdojnë të jenë të ftohta.