Edhe pse, përgjatë gjithë muajve të dimrit, nuk kemi pasur temperatura të ulëta, prej ditësh, shiu ka qenë i pranishëm në të gjithë territorin e vendit. Do të jetë kështu edhe gjatë kësaj fundjave.
Dita e sotme (e shtunë) do të ketë rreshje të dendura në pjesën e dytë të saj dhe gjatë natës. Temperaturat kanë një rritje të lehtë.
Dita e diel do të vijojë me rreshje më të dendura që do të pakësohen gjatë mbrëmjes duke sjellë kthjellime të dukshme.