Parashikimi i letrave tarot për muajin shkurt/ 6 shenjat e dyta të zodiakut

Kuriozitete

tarotshkurt

PESHORJA
E keni sforcuar shumë veten këto kohë, sepse nuk jeni atu ku doni . Roma nuk është ndërtuar në një ditë, ndaj duhet ta merrni me qetësi. Këtë shkurt do të njiheni me limitet tuja dhe duhet të bëni kujdes mos t’i kaloni.

AKREPI
Merrni kohën tuaj për të vendosur rreth një çështjeje të rëndësishme. Sipas Parashikimit Tarot, situatat me të cilat do të ballafaqoheni këtë muaj do të jenë më komplekse nga ato të kaluarës suaj ndaj vëmendja që duhet t’i kushtoni këtyre të fundit duhet të jetë me e lartë !

SHIGJETARI
Për shigjetarin, këtë muaj do të përfundojnë shumë gjëra ! Mund t’i jepni fund një lidhjeje toksike, mund të mbyllni një projekt apo të hiqni dorë nga një piunë që nuk ju jep atë që dëshironi. Cilido qoftë rasti juaj, ndryshimi do t’ju frikësojë në fillim, por në fund ju do të dilni të fituar.

BRICJAPI

Ndonëse jemi në fillim të vitit, ju duhet të ndaloni për një moment dhe të shikoni çfarë keni bërë deri më tani e ku doni të shkoni. Përcaktoni qëllimet tuaja dhe vendosni se për çfarë do të punoni. Nuk ka asnjë problem nëse ju hidhni hapa më të vegjël mjafton t’i bëni me siguri.

UJORI
Shkurti nuk do t’ju japë atë që keni dëshiruaru, por kjo nuk ka pse të jetë arsye që ju të bini moralisht ! Gjeni kënaqësinë në gjërat e vogla dhe shijoni momentin ! Përdoreni energjinë tuaj që ju karakterizion për të marrë veten tuaj me të mira ! Lërini nevojat e të tjerëve dhe përqëndroheni vetem tek vetja juaj.

PESHQIT
Shkurti është muaji kur ju do të arrini ekuilibrin në jetën tuaj. Mendja juaj, energjia dhe emocionet janë në vendin e duhur dhe ju duket se keni gjetur paqe me veten. Kaloni ca kohë me veten këtë muaj dhe merrni pak pushim për t’u qetësuar

 

Kliko ketu per shenjat e tjera!