Lepuri
Vitet e lindjes së Lepurit: 1915, 1927, 1939, 1951, 1963, 1975, 1987, 1999, 2011
Vitin tjetër i Lepurit: 2023
Viti i kaluar-2017-ishte viti i Gjelit të zjarrtë. Ishte shumë i ethshëm, me ritme të shpejta dhe eksplozive, të cilat me të vërtetë kërcënuan dhe sollën fat të keq tek lepujt. Viti i Qenit të Tokës është në thelb e kundërta. “Lepuri është në një pozicion mjaft të mirë, sepse është një përvojë më e sigurt për lepurin, në Vitin e Qenit”, thotë Smith. Edhe pse, në realitet, qentë i gjuajnë lepujt, lepujt janë gjithnjë të shpejtë dhe mjaft të mençur për t’i shpëtuar. Ky fakt i jetës përkthehet në temën mbizotëruese që do të shënojë Zodiakun kinez për lepujt në 2018. Edhe nëse paraqiten situata të vështira, Lepuri do të jetë në gjendje të manovrojë rreth situatave të këqia dhe të krijojë fat dhe sukses të madh.
Dragoi
Vitet e lindjes së Dragoit: 1928, 1940, 1952, 1964, 1976, 1988, 2000, 2012
Viti tjetër i Dragoit: 2024
Dragonjtë dashurojnë spektaklin. Ata e duan madhështinë dhe vdesin për vëmendje. Për fat të keq për ta, Qenit nuk i bëhet vonë. “Dragonjtë janë shumë verbues dhe krijues, dhe ata janë shumë të mirë në performancë,” thotë Smith, “por qentë nuk janë të impresionuar nga gjëra të tilla. Dragoi nuk mund të ketë shumë kënaqësi këtë vit, sepse Viti i Qenit nuk është për atë lloj të shfaqjeje”. Shkurt, viti 2018 do të jetë një vit jashtëzakonisht modest për Dragoin. Ata nuk do të marrin vlerësimet që duan aq dëshpërimisht dhe do të “fluturojnë nën radar”. Dragonjtë mund të ndihen të frustruar dhe të mërzitur kur ata nuk marrin njohjen që mendojnë se meritojnë, qoftë në punë ose në shtëpi. “Dragonjtë do të bëjnë më mirë të punojnë prapa kuintave dhe të mos përfshihen në konfrontime”, përfundon Smith.