Parashikimet e horoskopit kinez për vitin 2018; viti i qenit

Kuriozitete

hotoskowp

Zodiaku kinez funksionon me një rotacion 12-vjeçar, ku secila shenjë kafshësh ka viti e vet. Shenja juaj bazohet në vitin kur keni lindur. Megjithatë, ajo që shumë njerëz nuk e kuptojnë,ë shtë se shenja juaj është vetëm një pjesë e historisë: ka një element që gjithashtu lidhet me ju: metal, ujë, dru dhe tokë. “Në astrologjinë perëndimore”, thotë ekspertja e astrologjisë kineze, Sharon Smith, “ne kemi planete, kemi shtëpitë. Në astrologjinë kineze, ata kanë diçka që e quajnë katër kolonat. Katër kolonat të japin një indikacion për ekuilibrin e elementëve në jetën tënde. Duhen 60 vjet për të kaluar nëpër një cikël të plotë në astrologjinë kineze, sepse keni pesë elementet dhe 12 kafshët dhe secila kafshë kalon nëpër secilin element”.

Viti 2018 do të jetë viti i Qenit të Tokës, që do të thotë më shumë stabilitet dhe një ndjesi më të madhe të të qënit me këmbë në tokë. Për disa shenja, viti i Qenit të Tokës është shenjë shumë e mirë, por jo për të gjitha. Sipas Smith, “kafshët që do të kenë më shumë telashe janë dragoi, delja (ose dhia) dhe gjeli. Ato që janë më të pajtueshme me energjinë e qenit do të jenë tigri, lepuri dhe kali”.

MIU
Viti i lindjes: 1912, 1924, 1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996, 2008
Viti i ardhshëm i Miut: 2020
Njerëzit e shenjës së miut do të detyrohen të mendojnë për të ndryshuar mënyrat e tyre gjatë 2018. Do të duhet të riekzaminojnë vlerat e tyre dhe mënyrën si lidhen me të tjerët. “Njerëzit e shenjës së miut janë tipa klanesh”, thotë SMith. “Ata mbyllen në vete dhe janë shumë të tërhequr psikologjikisht. Qeni nuk është kështu. Qeni është i drejtpërdrejtë dhe i ndershëm, kështu që qeni do i mësojë diçka se si të lidhet me njerëzit në mënyrë më direkte”. Parë në dritë pozitive, ky mund të jetë viti kur ata të shenjës së Miut mësojnë të dalin nga guacka proverbiale. Megjithatë, mundet që edhe të vuajnë dhe të ndjejnë një farë tensioni në marrëdhëniet e tyre.

Demi (ose Bufalo)
Vitet e lindjes së Demit: 1913, 1925, 1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997, 2009
Viti tjetër i Demit: 2021

Demi do të përfitojë nga viti i Qenit të Tokës. “Demat janë punëtorë të vërtetë”, thotë Smith. Megjithatë: “Ata kanë ankth për shumë gjëra.” Natyra punëtore dhe e qëndrueshme e Demit është diçka që Qeni e respekton dhe simpatizon. Ndërkohë që Demat zakonisht janë të fortë dhe të guximshëm, ndonjëherë mund të lëkunden në bindjet e tyre dhe të vënë në dyshim veten.”Por Qeni mund ta mbrojë Demin dhe ta mbajë në rrugën e duhur,” shton Smith. Në fund të fundit, raca të ndryshme të qenve janë rritur në mënyrë specifike për të ruajtur bagëtinë dhe fermat. Në kuptimin simbolik, kjo do të thotë se edhe pse viti i ri mund të sjellë disa pengesa në rrugën tuaj, pa dyshim do të jeni në gjendje të qëndroni të vendosur.

Tigri
Vitet e lindjes së Tigrit: 1914, 1926, 1938, 1950, 1962, 1974, 1986, 1998, 2010
Viti tjetër i Tigrit: 2022
Siç është thënë më parë, Tigri është një nga shenjat që do të ketë sukses më së shumti në vitin 2018. Ata nën shenjën e Tigrit do të shohin që ambiciet e tyre do të shpërblehen në vitin e ri. “Tigri do të ketë një mundësi për t’u lidhur me njerëz të nivelit të lartë”, thotë Smith. “Është një vit vërtet i mirë suksesi dhe prosperiteti për Tigrat. Ata bëjnë mirë në vitin e Qenit”. Përforcuar nga ndjenja e tyre e brendshme e besimit, Tigrat do të shohin se shumë mundësi interesante do të vijnë në rrugën e tyre dhe do i rrokin menjëherë.

….vijon nga faqja tjeter…