Moti i keq me reshje të shumta dëbore ka përfshirë Britaninë e Madhe ditët e fundit, gjë e cila ka sjellë mjaft probleme në disa qytete atje.
Erërat e forta me shpejtësi 140 kilometra në orë dhe me temperatura minus 12 gradë celsius kanë përfshirë zonën, dhe meteorologët shprehen se stuhia do të lëvizë më tutje drejtë lindjes dhe të kaploi Francën.
Disa nga meteorologët mendojnë se kjo stuhi do të lëvizë drejt lindjes dhe jugut të Evropës.
Autoritetet në Spanjë dhe Portugali kanë tërhequr sot vërejtjen nga erërat e fuqishme dhe reshjet e rrëmbyeshme, të cilat do të shoqërojnë stuhinë, e cila Gadishullit të Pirinejeve po i afrohet nga Atlantiku./Dritare.net