Historia dramatike e djaloshit të “ngurtë”

Kuriozitete

1_1465458060-8166206.jpg

Historia e këtij fëmije është ndër më të rrallat dhe më dramatiket.
11-vjeçari Ramesh Darji vuan nga një sëmundje ekstremisht e rrallë. Sëmundja e tij quhet “Harlequin ichtyosis” dhe është e transmetueshme nga prindërit, të cilët jo domosdoshmërisht mund ta vuajnë atë. Kur Ramesh lindi prindërit thonë se ishte perfekt.

Por vetëm 15 ditë pasi e çuan në shtëpi lëkura e tij nisi të bëhej si gur, duke u forcuar dita-ditës. Tashmë pas 11 vitesh ai është në gjendje të rënduar.
Prindërit e tij nuk mund ta ndihmojnë pasi vetëm e ëma punon dhe fiton 44 paund në muaj në Nepal, ndërkohë që operacioni kushton dhjetra mijëra dollarë dhe kryhet vetëm në klinika private. Por pas shumë vitesh vuajtje duket një rreze shprese për ta.

Këngëtarja e famshme Joss Stone do mbajë një koncert bamirësie dhe u ka premtuar se do t’u dhurojë të hollat e mbledhura. Megjithatë suksesi i operacionit nuk është i garantuar.

2_1465458045-1331326.jpg

3_1465458049-9636017.jpg