Ora është aksesori që gjithmonë është pjesë e jona. Të gjithë duan që të kenë më të mirën, si nga dizajni, forma apo marka të cilës ajo i përket. Në foto janë paraqitur orat më të bukur dhe më të shtrenjta në botë;
Chopard 201 Carat është ora më e shtrenjtë në botë. Ajo është e përbërë nga Kompania Zvicerane dhe përbehet nga diamante 12 karat, diamante roze 15 karat, diamante te bardhe 11 karat dhe diamante te verdhe 163 karat dhe çmimi i saj është 25.000.000 $
Cartier Secret; Orë e bërë nga ari i bardhë 18 karat i kromuar me rodium, e mbuluar 3010 diamante të prerë dhe kushton 2.750.000$.
Patek Philippe 1953 Modeli Universal Heures 2523 ora më e preferuar në komunitetin e njerëzve të pasur. Ajo është e përbërë nga ari i verdhe 18 karat, përmban një fushe polikromi dhe smalti që i ngjan kontinentit te Amerikës së Veriut dhe kushton 2.900.000 $.
Piaget Emperador Temple; është i përbërë nga diamant i shtrenjte ajo kushton 3.300.000 $.
Patek Philippe 1928 Single Button Chronograph; Çmimi: është i përbërë prej ari të pastër të bardhë 18 karat. Ajo është prodhuar në kohën e rrëzimit te tregut të aksioneve në vitin 1928, dhe shitet me çmimin 3.600.000 $.
Patek Philippe Platinum World Time; është prodhuar nga numri një në botë i kompanive prodhuese te orëve Patek Philippe në vitin 1939 kundrejt çmimit prej 4.030.000 $.
Louis Moinet Meteoris; fusha e saj përbëhet nga asteroid, meteorit dhe meteorit i lashtë që nuk janë në dispozicion në tokë, dhe shitet më vlerën e 4.600.000 $.
Hublot Diamond përmban 1200 diamante te cilat janë 140 karat në peshë. Ora Hublot Diamond eshte e përbërë prej ari te bardhe 18 karat dhe çmimi i saj ësshtë 5 million $.
Patek Philippe 1527 përbëhet prej ari te verdhe 18 karat dhe fushe argjendi pa shkëlqim. Çmimi i kësaj ore është 5.600.000 $.
Patek Philippe Super Complication është ora më e komplikuar në botë, ajo është e përbërë nga ari 18 karat me çmim
prej 11.000.000 $.
Ora Cartier Secret
Ora Chopard 201 Carat
Ora Patek Philippe 1527
Ora Patek Philippe 1928 Single Button Chronograph
Ora Patek Philippe Platinum World Time
Ora Patek Philippe Super Complication
Ora Patek Philippe
Ora Piaget Emperador Temple
Ora Louis Moinet Meteoris