Nxirret kafka e një elefanti prehistoric në kryeqytetin Nju Meksiko të shtetit të Meksikës. Një paleontologjist i Muzeut të Historisë dhe Shkencës që e ka marr përsipër fosilin e gjetur thotë se duhen së paku gjashtë muaj për ta pastruar kafkën. E njëjta procedurë do të ndiqet dhe për pjesën tjetër të skeletit. Sipas ekspertëve këto fosile besohet se i përkasin një Stegomastodon-i, një lloj elefanti që besohet se ka jetuar 1.3 milion vite më parë.