Numri i abonentëve të internetit me linja fikse u rrit me 15 % në 3 muajt e parë të 2020

Kuriozitete

Interneti, një shërbim relativisht i ri në vendin tonë, gjatë viteve të fundit po shënon një rritje të ndjeshme përdorimi. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) bën të ditur se, numri i abonentëve të internetit me linja fikse arriti në 431 mijë përdorues, në tre mujorin e parë të vitit 2020.

Sipas AKEP numri i abonentëve të internetit me linja fikse u rrit me 15 % në këtë tre mujor krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Ky shërbim me potenciale të mëdha rritjeje, ka bërë që operatorët celularë të zgjerojnë tregun e linjave fikse.