Nuk jeni një admirues i madh i palestrës? Atëherë kemi lajmin më të mirë për ju!

Kuriozitete

gymlife
Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Albertës në Kanada është analizuar përbërja e verës, duke dalë në përfundimin se konsumi i sasive të caktuara sjell përfitime për organizmin tonë. Sipas studimit të drejtuar nga Jason Dyck, konsumi i verës së kuqe mund të përmirësojë shëndetin e personave të cilët nuk kanë mundësi për të kryer aktivitetin fizik, ose nuk janë shumë të dhënë mbas palestrës dhe ushtrimeve fizike.

vere e kuqe
Duke analizuar përbërjen e verës është zbuluar se konsumi i saj përmirëson funksionimin e zemrës më shumë se sa ushtrimet fizike. Është zbuluar gjithashtu se konsumi i një gote verë mund të ngadalësojë plakjen si dhe të ndihmojë në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak. Funksionin e verës mund ta kryejnë edhe boronicat si dhe çokollata e zezë, në rast se nuk jeni dashamirës të konsumimit të pijeve alkoolike.