Sarah Stage, fitness blogerja e famshme e Instagramit, po ballafaqohet me kritika të vazhdueshme nga fansat e saj , vetem sepse në muajin e 8 të shtatzënisë modelja ka ende të dukshme muskujt e barkut. 31 vjeçaria, nënë e një djali 3 vjeçar ka postuar së fundmi një foto, e cila nuk është pritur aspak mirë ! Ndonëse shtatzënia e saj po shkon mjaft mirë, Sarës i duhet të përballet me një lum komentesh kundër saj dhe rolit si nënë. Sipas gjinekologëve, modelja ka fituar 12 kilogramë, peshë kjo tepër normale, por në ndryshim nga femrat e tjera, Sara ka shumë më tepër masë muskulore. Shtatzënia e dytë nuk e ka penguar atë nga aktiviteti fizik, por ndryshe nga sa besohet, ajo stërvitet sepse e ka stil jetese dhe jo sepse është e fiksuar pas formave.
Burimi: Living