Ditët me shi, pikërisht si kjo fundjavë që po kalojmë, për shumë njerëz janë thjesht të urryeshme. Ato konsiderohen të mërzitshme dhe totalisht pa produktivitet. Megjithatë, ka disa mënyra për t’i dhënë gjallëri një dite kaq të zymtë.
Të apasionuarit pas fotografisë, kanë momentin perfekt ku mund të shkrepin “kryevepra”. Magjia e shiut, nuk mund të shfaqet kurrsesi me photoshop. Çdo pikë është e ndryshme, prandaj keni po aq mundësi të bëni fotografi perfekte sa pika ka shiu.
Për ata që janë në çift, është momenti ideal për një mbrëmje romantike. Ku ka më mirë? Një film, disa qirinj, një got verë dhe personi juaj i zemrës pranë.
Është një ditë perfekte, për të mbledhur familjen dhe për të kaluar më shumë kohë së bashku. Mund të mësoni shumë gjëra të reja, gjatë bisedave të një ditë me shi.
Lexoni libra. Qetsia që iu ofron atmosfera, iu ndihmon të futeni akoma më thellë në botën e librit që doni të lexoni. Sidomos nëse është një romancë e bukur.